Red Cross Shape
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Donacionit ndërmjet Kryqit të Kuq të RMV-së dhe Bankës Sparkasse AD Shkup

2025-08-15

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Donacionit ndërmjet Kryqit të Kuq të RMV-së dhe Bankës Sparkasse AD Shkup

Më 15.08.2025, në hapësirat e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u nënshkrua Marrëveshje për donacion ndërmjet sekretarit të përgjithshëm të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Sait Saiti, dhe znj. Ivana Petrevska, Drejtoreshë e Drejtorisë për Marketing dhe Komunikime në Bankën Sparkasse AD Shkup.

Qëllimi i këtij donacioni është mbështetja e aktiviteteve me interes publik, me theks të veçantë në veprimtaritë socio-humanitare, përmes ndihmës financiare që do të mundësojë:

Rekrutimin e vullnetarëve të rinj në Kryqin e Kuq të RMV-së, me qëllim të ofrimit të një reagimi të shpejtë dhe efikas ndaj situatave të reja dhe nevojave urgjente në territorin e shtetit;

Organizimin dhe realizimin e trajnimeve për vullnetarë – personel mjekësor, punonjës social dhe psikologë – për ofrimin e ndihmës mjekësore, socio-psikologjike, logjistike dhe ndihmës së parë;

Pajisjen e vullnetarëve me pajisje verore dhe dimërore, të përshtatura për punë në terren;

Sigurimin e pajisjeve të plota të punës dhe kompleteve të ndihmës së parë për të gjithë vullnetarët e përfshirë.

Ky donacion është një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet dy institucioneve në drejtim të forcimit të kapaciteteve për reagim në situata krize dhe mbështetje të grupeve të cenueshme. Ai paraqet një model pozitiv që duhet ndjekur edhe nga kompanitë dhe subjektet e tjera të përgjegjshme shoqërore, me qëllim që së bashku të kontribuojmë për një shoqëri më të qëndrueshme dhe solidare.

Други вести

Urime 8 Marsi!
Java e luftës kundër kancerit
Pagesa e ndihmës humanitare – mbështetje financiare për të prekurit nga zjarri në Koçan

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026