Red Cross Shape
Njësia intervente për përgjigje në katastrofa

2025-10-01

Njësia intervente për përgjigje në katastrofa

Në kuadër të projektit “Krijimi i një njësie intervente për përgjigje në katastrofa të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, i financuar nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, në shtator të vitit 2025 u realizua trajnim me anëtarët e njësisë së sapoformuar intervente për përgjigje në katastrofa.

Njësia përbëhet nga 45 anëtarë, profesionistë dhe vullnetarë. Për shkak të vëllimit të aktiviteteve dhe qëllimit për përfshirje efikase të të gjithë pjesëmarrësve, trajnimi u organizua në tre grupe. Njësia intervente është e strukturuar në disa ekipe, me detyrë kryesore të reagojë brenda 72 orëve të para pas ndodhjes së një katastrofe.

Gjatë trajnimit, anëtarët e njësisë kaluan përmes këtyre njohurive tematike:

  • Roli i Kryqit të Kuq në sistemin e menaxhimit të krizave në vend
  • Forcat operative të KKRMV-së dhe roli i tyre në përgjigje ndaj katastrofave
  • Vlerësim i shpejtë
  • Siguria në situata krizash
  • Shpërndarja e informacionit dhe kodi i sjelljes
  • Komunikimi dhe koordinimi në gjendje krize
  • Ndihma e parë psikologjike
  • Mësimet e nxjerra – Zjarri në Koçan

Me krijimin e kësaj njësie intervente gjysmë-profesionale, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut pret një rritje të ndjeshme të efikasitetit dhe gatishmërisë për një reagim të shpejtë dhe të koordinuar ndaj katastrofave të ardhshme.

Други вести

Saiti u takua me Presidenten e FNKK/GJK, Kate Forbes
Punëtori për mbështetje psiko-sociale për pacientë onkologjikë
Shënimi i Javës së Higjienës

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026