Red Cross Shape
Pjesëmarrje në Asamblenë Rinore të Rrjetit të të Rinjve të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe të Evropës dhe Azisë Qendrore

2025-10-01

Pjesëmarrje në Asamblenë Rinore të Rrjetit të të Rinjve të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe të Evropës dhe Azisë Qendrore

Dy përfaqësues të rinj nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në periudhën prej 25 deri më 28 shtator 2025, morën pjesë në Asamblenë Rinore të Rrjetit të të Rinjve të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe të Evropës dhe Azisë Qendrore, e cila u mbajt në Sofje, Republika e Bullgarisë.
Asambleja mundësoi shkëmbim përvojash, shqyrtim dhe miratim të dokumenteve të rëndësishme për punën e komitetit koordinues të rrjetit të të rinjve të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe të Evropës dhe Azisë Qendrore, zgjedhjen e kryetarit të ri dhe anëtarëve të komitetit koordinues, si dhe diskutim mbi prioritetet e ardhshme dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal. Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të rrjetëzohen përmes aktiviteteve ndërkulturore dhe punëtorive të përkushtuara për rolin dhe vizionin e të rinjve në Lëvizjen e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
Me këtë pjesëmarrje, të rinjtë nga Kryqi i Kuq i RMV-së dhanë kontributin e tyre në ndërtimin e vizionit të ardhshëm të të rinjve të Lëvizjes dhe në përparimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Други вести

Ndihmë humanitare për Blaga Millosheviq
Ndihmë dhe mbështetje për popullatën e prekur nga vërshimet në Kërçovë, Gostivar dhe Shkup
Vullnetarët e Kryqit të Kuq në terren në komunën e Sarajit

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026