Red Cross Shape
Pranim për vullnetarët

2025-07-03

Pranim për vullnetarët

Sot, në hapësirat e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KKRMV), u realizua një pranim për vullnetarët e angazhuar në përgatitjen dhe shfaqjen skenike të performancës teatrore në kuadër të Akademisë Solemne të mbajtur me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Kryqit të Kuq të RMV-së. Vullnetarët e rinj vijnë nga organizatat komunale të Kryqit të Kuq të Shkupit dhe Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit dhe janë të përfshirë aktivisht në organizatë përmes klubeve rinore.

Në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të RMV-së, vullnetarët ndanë përshtypjet dhe impresionet e tyre nga pjesëmarrja në këtë aktivitet, përvojat e fituara si dhe gjërat e mësuara. U diskutuan hapur iniciativat rinore të Kryqit të Kuq në të cilat janë të përfshirë, puna e klubeve rinore, mundësitë për vullnetarizëm si dhe perspektivat e ardhshme për punën me të rinjtë.

Në përfundim të takimit, të gjithë u shpërblyen me Mirënjohje, si shenjë falënderimi për mbështetjen që të rinjtë e dhanë për këtë përvjetor të rëndësishëm për Shoqatën Kombëtare, si dhe për të nderuar angazhimin e tyre vullnetar dhe kontributin që japin.

Други вести

Seanca konstituive-zgjedhore e Kuvendit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Pjesëmarrje në takimin rinor në Solferino, Itali
Trofeu për Dellçevën, Tetovën, Sveti Nikollën dhe Demir Hisarin

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026