Red Cross Shape
    Search Icon
    mk-flagal-flagen-flag
Punëtori e përbashkët e përfaqësuesve të Kryqit të Kuq të RMV-së dhe Kryqit të Kuq Norvegjez

2025-10-13

Punëtori e përbashkët e përfaqësuesve të Kryqit të Kuq të RMV-së dhe Kryqit të Kuq Norvegjez

Në periudhën nga 10 deri më 12 tetor 2025, në Qendrën Trajnuese “Solferino” – Strugë, u mbajt një punëtori e përbashkët mes organizatave të binjakëzuara të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut (Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit, Organizata Komunale e Kryqit të Kuq Ohër) dhe Kryqit të Kuq Norvegjez (Kryqi i Kuq Oslo, Kryqi i Kuq Møre og Romsdal).

Punëtoria mblodhi 33 pjesëmarrës, prej të cilëve 30 ishin vullnetarë të rinj nga të dy vendet, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira për avancimin e punës vullnetare dhe aktiviteteve të orientuara drejt të rinjve.

Fokusi i sesioneve të punës ishte i drejtuar në: Ndërmjetësim në rrugë dhe zgjidhje jodhunshme e konflikteve, me të cilat u morën vullnetarët nga Shkupi dhe Oslo, si dhe Shëndeti mendor i të rinjve, temë e trajtuar nga ekipet e Ohrit dhe Møre og Romsdal.

Përveç pjesës edukative, punëtoria përfshiu edhe një program kulturor, përmes të cilit pjesëmarrësit patën mundësi të njihen më afër me kulturën dhe traditën maqedonase: Vizitë e organizuar në qytetin e Ohrit me udhërrëfyes turistik, Mbrëmje tradicionale maqedonase me ushqime kombëtare dhe paraqitje të shoqërisë folklorike “Drasllajçanka”.

Punëtoria kontribuoi në thellimin e bashkëpunimit shumëvjeçar mes dy shoqatave kombëtare, nxitjen e iniciativave të reja të përbashkëta dhe vendosjen e themeleve për programet e ardhshme shkëmbimore në kuadër të planit vjetor të veprimit.

Ky aktivitet është pjesë e marrëveshjes bilaterale për bashkëpunim ndërmjet Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryqit të Kuq Norvegjez për periudhën 2025–2027.