
2025-07-18
Punëtori me sekretarë dhe përfaqësues të OKKK për zbatimin e softuerit Pantheon
Në kuadër të projektit “Sistem i unifikuar financiar”, i mbështetur nga Fondi i Zhvillimit i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Kryqi i Kuq i RMV-së, në periudhën prej 14 deri më 16 korrik 2025, në Qendrën Trajnuese “Solferino” – Strugë, organizoi një punëtori për aspektet e funksionimit financiar të KKRSM-së dhe për zbatimin e Pantheon – sistem informativ afarist.
Qëllimi i punëtorisë ishte të prezantohej zbatimi i deritanishëm i Pantheon-it në organizatat komunale të Kryqit të Kuq dhe sfidat e zbatimit të tij.
Në punëtori morën pjesë gjithsej 39 përfaqësues nga 29 OKKK, sekretarë dhe persona të ngarkuar me zbatimin e softuerit. Punëtoria u moderua nga përfaqësues të Shërbimit për financa dhe auditim të Kryqit të Kuq të RMV-së, të cilët janë përgjegjës për zbatimin e Pantheon-it dhe ofrojnë mbështetje për OKKK në pjesën e kontabilitetit dhe funksionimit financiar.
Qëllimi i punëtorisë ishte të prezantohej analiza e të dhënave financiare nga baza e Pantheon-it dhe të mbështeten OKKK në futjen e saktë të të dhënave financiare në sistem, si dhe në harmonizimin e kontove, pagave, faturave hyrëse dhe dalëse dhe arkës.
Gjatë punëtorisë u prezantuan disa formate dhe pamje të raporteve financiare të gjeneruara nga Pantheon, të cilat OKKK do të mund t’i përdorin në punën e tyre të përditshme.
Përfaqësuesit e organizatave komunale u informuan për hapat dhe planet e ardhshme që përfshijnë trajnim shtesë dhe mbështetje teknike për zbatimin e sistemit.
Për mbështetje të mëtejshme në lidhje me softuerin EFSR dhe zbatimin e tij në punë, përfaqësuesit e organizatave komunale u informuan se do të vazhdojnë të marrin mbështetje të plotë nga përfaqësuesit e kompanisë Datalab dhe nga shërbimi profesional i Kryqit të Kuq të RMV-së.
