
2025-07-16
Punëtori për vlerësim dhe mësimet e nxjerra
Në periudhën nga 13 deri më 15 korrik 2025, në Qendrën Trajnuese Solferino – Strugë, u mbajt punëtoria përmbyllëse për vlerësim dhe mësimet e nxjerra në kuadër të projektit “Operacioni DREF 2025 – Zjarri në klub nate në Koçan”, i mbështetur nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
Në punëtori morën pjesë vullnetarë dhe të punësuar të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët ishin të përfshirë drejtpërdrejt në reagimin ndaj ngjarjes tragjike, si dhe përfaqësues nga Qendra për Menaxhim me Kriza, Dhoma e Psikologëve, Spitali i Përgjithshëm Koçan, DPD Koçan, Njësia territoriale e zjarrfikësve Koçan, psikologu shkollor nga SHF “Kirili dhe Metodi” – Koçan, si edhe delegatë nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
Punëtoria u përqendrua në reflektimin operacional dhe koordinimin, rishikimin e aktiviteteve të ndërmarra, përgjigjen institucionale, partneritetet dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, mësimet e nxjerra, praktikat e mira dhe rekomandimet, si edhe planifikimin dhe gatishmërinë për reagim në situata të ardhshme emergjente.
Ky aktivitet përbënte një mundësi të rëndësishme për të gjitha palët e përfshira që të shkëmbejnë përvoja, të bëjnë një vlerësim kritik të përgjigjes dhe të përcaktojnë hapat e mëtejshëm për një ndërhyrje më efikase në raste të ngjashme në të ardhmen.
