Red Cross Shape
Takim Rajonal me rastin e 10-vjetorit të ekzistencës së platformës RIC/RFL

2025-10-27

Takim Rajonal me rastin e 10-vjetorit të ekzistencës së platformës RIC/RFL

Kryqi i Kuq i Republikës së Greqisë ishte mikpritës i takimit rajonal me rastin e shënimit të 10-vjetorit të ekzistencës së Platformës Rajonale Informative për Ribashkimin e Familjeve (RIC/RFL), e cila vepron në kuadër të Shërbimit të Kërkimit në çdo shoqatë kombëtare të Kryqit të Kuq.

Ngjarja u mbajt në Athinë në periudhën 20–23 tetor 2025, dhe bashkorganizator ishte Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC).

Në këtë ngjarje morën pjesë Sekretarët e Përgjithshëm të shoqatave kombëtare të Kryqit të Kuq nga rajoni, ndër ta edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, d-r Sait Saiti, si dhe përfaqësuesit e Shërbimit të Kërkimit / Rivendosjes së Lidhjeve Familjare pranë shoqatave kombëtare të Kryqit të Kuq nga Greqia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Bullgaria dhe Shqipëria.

Presidenti i Kryqit të Kuq të Republikës së Greqisë, z. Antonios Avgerinos, hapi solemnisht këtë ngjarje, duke theksuar historinë e gjatë dhe të lavdishme të Shërbimit të Kërkimit.
Fjalë përshëndetëse mbajti edhe znj. Jelena Stijacic, shefe e Delegacionit Rajonal të ICRC në Beograd.

Tema kryesore e këtij takimi ishte diskutimi mbi zbatimin e Strategjisë RFL të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe për periudhën 2025–2030, si dhe sfidat migratore në rajon dhe realizimi i objektivave të përbashkëta të përcaktuara. Theksi u vu në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar, mbrojtjen e të dhënave personale dhe adoptimin e praktikave të qëndrueshme humanitare me qëllim përmirësimin e efikasitetit të Shërbimit të Kërkimit.

Duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, ne vazhdojmë të ndërtojmë ura solidariteti dhe shprese, sepse çdo familje meriton të ribashkohet.

Други вести

Seanca konstituive-zgjedhore e Kuvendit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Pjesëmarrje në takimin rinor në Solferino, Itali
Trofeu për Dellçevën, Tetovën, Sveti Nikollën dhe Demir Hisarin

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026