Red Cross Shape
    Search Icon
    mk-flagal-flagen-flag
Trajnim i realizuar për paraqitje realiste të plagëve dhe lëndimeve

2025-07-23

Trajnim i realizuar për paraqitje realiste të plagëve dhe lëndimeve

Në periudhën nga 19 deri më 21 korrik 2025, në kampin skaut “Scout” – Strugë, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi një trajnim për paraqitje realiste të plagëve dhe lëndimeve, i dedikuar për vullnetarët dhe të punësuarit e Kryqit të Kuq, me qëllim forcimin e kapaciteteve të Shoqatës Kombëtare për simulimin e lëndimeve në fushën e ndihmës së parë.

Trajnimi u ndoq nga gjithsej 24 pjesëmarrës nga organizatat komunale të Kryqit të Kuq, të ndarë në grupe pune për ushtrime praktike, dhe u realizua nga dy trajnerë Dime Karatashev dhe Elena Nikolovska nga Kryqit të Kuq.

Gjatë trajnimit u zhvilluan aktivitete që përfshinë njohjen me materialet për grimin, përgatitjen e një seti bazë për grim, teknikat për paraqitje realiste të plagëve dhe lëndimeve – gjakderdhje, prerje, fraktura, djegie, gjymtime të pjesëve të trupit – si dhe gjendje dhe lëndime të ndryshme të simuluara që lidhen me ndihmën e parë. U zhvillua punë praktike me krijimin e skenarëve dhe vendosjen e tyre si simulime – në mënyrë individuale dhe në grupe.

Pjesëmarrësit përgatitën sete bazë për grim për përdorim personal në organizatat komunale të Kryqit të Kuq, ndërsa përmes ushtrimeve për punë në ekip dhe paraqitje kreative të situatave, u përforcuan aftësitë e tyre praktike dhe komunikuese.