
2025-06-30
Trajnim për këndin e shëndetit mendor për fëmijë në situata të jashtëzakonshme
Në periudhën prej 24 deri më 26 qershor 2025, në Budapest, nën organizimin e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, u mbajt një trajnim me temën “Këndi i shëndetit mendor për fëmijët në situata të jashtëzakonshme”. Qëllimi i trajnimit ishte forcimi i kapaciteteve të pjesëmarrësve për planifikimin, zbatimin dhe mbështetjen e këtyre këndeve në kontekste emergjente.
Trajnimi ishte i bazuar në parimet e përfshirjes, pjesëmarrjes dhe mbrojtjes dhe përfshinte sesione interaktive dhe praktike. Në trajnim mori pjesë një përfaqësues nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe përfaqësues të tjerë nga shoqatat kombëtare të angazhuara në programin për shëndet mendor dhe mbështetje psikologjike-sociale.
Gjatë trajnimit u trajtuan disa tema kyçe që luajnë rol thelbësor në krijimin dhe zbatimin e këndeve për shëndetin mendor të fëmijëve në rrethana krize. Vëmendje e veçantë iu kushtua vlerësimit të nevojave nga këndvështrimi i fëmijëve, me qëllim që të sigurohet pjesëmarrje aktive dhe përfshirje e vërtetë e tyre në proces.