Ndihmë humanitare nga Kryqi i kuq i Austrisë
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë si rezultat i bashkëpunimit shumëvjeçar të frytshëm me Kryqin e kuq të Austrisë siguroi ndihmë humanitare e cila përbëhet prej krevatëve për spitale, shtretër, ormane etj. në vlerë të përgjithshme prej 14.500 euro. Ndihma është donacion prej Kryqit të kuq të Austrisë, organizata komunale e Kryqit të kuq Shtaer, Austri.
Me rastin e pranimit të donacionit sot para depove të Kryqit të kuq në Momin Potok, deklarata për mejetet për informim publik dhanë Sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të RM-së z. Sait Saiti dhe Zv. Ministri i shëndetëasisë z. Jovica Andovski, me çka u shpreh falënderim i madh për Kryqin e kuq të Austrisë për ndihmën humanitare të siguruar. Ndihma do të shpërndahet në institucionet shëndetësore në Shkup dhe në Qendrën mjekësore në Tetovë.
Nga ana e përfaqësuesit të Kryqit të kuq të Austrisë z. Robert Schmit, u shpreh kënaqësia nga bashkëpunimi i deritanishëm me Kryqin e kuq të RM-së, si dhe gatishmëria e Kryqit të kuq të Austrisë për bashkëpunimin dhe përkrahjen e mëtutjeshme.