Red Cross ShapeKryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Ndihmë humanitare për familjet e pësuara – ulja e pasojave nga përnbytjet

2015-02-03

Ndihmë humanitare për familjet e pësuara – ulja e pasojave nga përnbytjet

Të rreshurat e shiut që e Kaplan Republikën e Maqedonisë në periudhën e kaluar (25, 26, 31.01.2015) sollën derdhjen e lumenjëve nga nga koritat e tyre, nga penda Kalimanci, me çka u nxitën pasoja të shumta në infrastrukturë, bujqësi dhe në shtëpitë e banorëve në disa rajone në shtet.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë nëpërmjet Organizatave komunale të Kryqit të Kuq dërgoi ekipe për vlerësim për nevojat nga ndihma humanitare për popullatën e mjeruar. Sipas informacioneve të siguruara në teren komunat më të rrezikuara dhe më të godiura janë: Kumanova, Shtipi, Strumica, Koçani, Prilepi dhe Manastiri.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë shpërndau në 15 familje, pako me ushqim në fshatrat Puhçe dhe Stepanci, 22 familjeve pako me ushqim, 22 pako me higjienë dhe 66 batanie për popullatën e komunës Radovish dh Konçe, 20 familje me pako për ushqim dhe higjienë dhe 60 batanie në komunën Koçan dhe 50 familjeve pako me higjienë, 30 pako me ushqim, 30 shtretër, 300 batanie dhe 700 litra ujë në komunën Shtip.
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë, edhe më tej Shahpur e përcjell gjendjen dhe është në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me institucionet shtetërore në nivel qendror dhe lokal.

poplava_3

poplava_1

BOCA

Линија на интегритет

Локации на црвен крст на Република Северна Македонија

КРВОДАРИТЕЛСКИ АКЦИИ

2024

https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/user/MacedonianRedCross

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2024