Red Cross Shape
NJË HAP I RI DREJT GJETJES MË EFIKASE TË FAMILJARËVE TË NDARË

2026-10-15

NJË HAP I RI DREJT GJETJES MË EFIKASE TË FAMILJARËVE TË NDARË

Më 14 dhe 15 tetor, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut organizoi një trajnim dyditor të nivelit të ndërmjetëm, me qëllim forcimin e kapaciteteve të organizatave komunale të Kryqit të Kuq në fushën e Shërbimit të Kërkimit dhe Rivendosjes së Lidhjeve Familjare. Trajnimi u realizua me mbështetjen e Delegacionit Rajonal të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Beograd.

Trajnimi është vazhdim i procesit edukativ të nisur në muajin prill, me qëllim përforcimin e njohurive dhe aftësive praktike të punonjësve dhe sekretarëve të Kryqit të Kuq, për të trajtuar në mënyrë të pavarur dhe efikase rastet e familjeve të ndara, veçanërisht në situata humanitare dhe emergjente.

Përmes ushtrimeve praktike, studimeve të rasteve, simulimeve dhe lojërave me role, pjesëmarrësit përforcuan kompetencat e tyre në menaxhimin e rasteve, mbrojtjen e të dhënave personale dhe ofrimin e mbështetjes në kohë dhe me cilësi.

Në trajnim morën pjesë përfaqësues nga disa organizata komunale të Kryqit të Kuq, Zyra Qendrore, Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit, si dhe ekipet mobile në qendrat transitore Vinojug dhe Tabanoc.

Me këtë aktivitet, Kryqi i Kuq vazhdon të forcojë kapacitetet lokale dhe të përmirësojë qasjen në shërbimet për rivendosjen e lidhjeve familjare, me qëllim që t’u ndihmojë familjeve të ndara të rivendosin kontaktin me njëri-tjetrin.

   

Други вести

KRYQI I KUQ I RMV-SË PJESË E NJË FORUMI NDËRKOMBËTAR PËR SHËNDETIN MENDOR NË PRAGË
SHKËMBEJMË PËRVOJA, NDËRTOJMË KAPACITETE, FORCOJMË HUMANIZMIN
JAVA E PHV-SË

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026