Red Cross Shape
NJË HAP I RI DREJT NJË KOMUNITETI GJITHËPËRFSHIRËS: KOÇANI U BË ME QENDËR PËR QËNDRIM DITOR PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

2026-10-02

NJË HAP I RI DREJT NJË KOMUNITETI GJITHËPËRFSHIRËS: KOÇANI U BË ME QENDËR PËR QËNDRIM DITOR PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Sot në Koçan u hap solemnisht Qendra për Qëndrim Ditor për Personat me Aftësi të Kufizuara – një shërbim i ri social ndërkomunal për shfrytëzuesit nga Koçani, Çeshinovë-Obleshevë dhe Zërnovci.

Në hapjen solemne mbajti fjalim Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, d-r Sait Saiti, duke theksuar rëndësinë e shërbimeve sociale të qasshme, profesionale dhe të qëndrueshme në komunitet.

Ofrues i shërbimit është Kryqi i Kuq i RMV-së – Organizata Komunale Koçan, ndërsa Qendra ka kapacitet të licencuar për 12 shfrytëzues. Përmes mbështetjes profesionale dhe të individualizuar, si dhe aktiviteteve edukative, rekreative dhe sociale, shfrytëzuesit do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre, të socializohen dhe të përfshihen në mënyrë më aktive në komunitet.

Qendra është themeluar me mbështetjen e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe Bankës Botërore, në partneritet me tri komunat dhe Kryqin e Kuq.

Edhe një hap konkret drejt një komuniteti me më shumë mbështetje, mundësi të barabarta dhe dinjitet për çdo njeri.

   

Други вести

KRYQI I KUQ I RMV-SË PJESË E NJË FORUMI NDËRKOMBËTAR PËR SHËNDETIN MENDOR NË PRAGË
SHKËMBEJMË PËRVOJA, NDËRTOJMË KAPACITETE, FORCOJMË HUMANIZMIN
JAVA E PHV-SË

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026