27 Prill, 2015

NJË TREN NDËRKOMBËTAR UA MORI JETËN 14 MIGRANTËVE ILEGAL

Njohuritë nga shqyrtimi dhe hetimi që bëen në vendin e ngjarjes tregojnë se që të 14 migrantët ilegal të cilët djembrëmae humbën jetën kryesisht janë persona të rinj, të moshës deri në 20 vjet, ndërsa pjesa më e madhe janë nga Avganistani dhe Somalia.

Sipas burimeve, djembrëma rreth orës 22:30, treni i cili ka lëvizur në relacionin Selanik – Beograd, në pjesën Shkup – Veles, ka hasur në një grupë të madhe emigrantësh. Drejtuesi i trenit ka alarmuar dhe është munduar ta ulë shpejtësinë, por pa sukses, ku shkeli 14 migrantët ilegal, të cilët me siguri kanë dashur të kalojnë nëpër teritorin e Republikës së Maqedonisë drejt vendeve të BE. Pas hetimit të kryer nga ana e ekipeve mjekësore dhe prokurorit publik kompetent, janë gjetur trupat e pa jetë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe tetë të tjerë, me siguri të afërm të tye të cilët janë bartur në stacionin policor në Veles që të merren deklarata.

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë, pasi mori lajmin për tragjedinë menjëherë reagoi nëpërmjet Njësisë për migrime dhe Shërbimit për kërkim, duke kontaktuar me institucionet kompetente në Republikën e Maqedonisë. Menjëherë u informua edhe Zyra rajonale e Komitetit ndërkombëtar i Kryqit të kuq në Beograd, ku u tragua se shoqata nacionale bën gjithçka në kuadër të mundësive që të vijë në informacione të cilat janë në kompetencën e mandatit të organizatës.

Telefoni për kontakt i Njësisë për migrime +389 2 3139 578 apo +389 70 250 054

Telefoni për kontakt i Shërbimit për kërkim +389 71 223 895

emigranti

< kthehu mbrapa