Red Cross Shape
U mbajt gara rajonale e ndihmës së parë për Rajonin 1 për vitin 2026

2026-05-11

U mbajt gara rajonale e ndihmës së parë për Rajonin 1 për vitin 2026

Më 09 maj 2026, në qendër të Prilepit, u mbajt gara rajonale e ndihmës së parë e Kryqit të Kuq të RMV-së për Rajonin 1, ku nikoqir ishte Organizata Komunale e Kryqit të Kuq Prilep. Në garë morën pjesë 14 ekipe nga 14 OKKK (OKKK Kumanovë, OKKK Negotinë, OKKK Gazi Babë, OKKK Prilep, OKKK Probishtip, OKKK Qendër, OKKK Kërçovë, OKKK Kavadar, OKKK Gostivar, OKKK Vinicë, OKKK Kriva Pallankë, OKKK Resnjë, OKKK Berovë dhe OKKK Çair).

Gjatë pjesës solemne të hapjes dhe mbylljes së garës, vullnetarët dhe mysafirët u përshëndetën nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV-së d-r Sait Saiti, Kryetari i Komunës së Prilepit z. Dejan Prodanoski dhe nënkryetarja e OKKK Prilep znj. Gordana Tosheska.

Gara rajonale u realizua në 2 trajektore, ku secila trajektore kishte nga 8 pika pune, prej të cilave 5 ishin pika për ndihmën e parë dhe 3 me karakter argëtues.

5 ekipet më të mira nga ky rajon, të cilat treguan rezultatet më të mira dhe do të marrin pjesë në garën shtetërore të ndihmës së parë për vitin 2026, janë ekipet nga:

OKKK Qendër – vendi i parë

OKKK Kërçovë – vendi i dytë

OKKK Vinicë – vendi i tretë

OKKK Prilep – vendi i katërt

OKKK Gazi Babë – vendi i pestë

Në kategorinë e lojërave argëtuese dhe diseminimit, tri ekipeve më të mira iu ndanë edhe shpërblime si motivim për vazhdimin e entuziazmit dhe kontributit të tyre në fushën e ndihmës së parë.

Kryqi i Kuq do të vazhdojë edhe në të ardhmen të avancojë kulturën e ndihmës së parë dhe të krijojë mundësi që të rinjtë të përfshihen aktivisht në aktivitete humanitare dhe edukative. Garat e ndihmës së parë paraqesin një mbështetje të rëndësishme për të rinjtë në fitimin dhe avancimin e njohurive dhe aftësive të tyre, duke nxitur ndjenjën e përgjegjësisë, humanizmit dhe gatishmërisë për të ndihmuar në komunitet.

Други вести

Vazhdimi dhe avancimi i bashkëpunimit shumëvjeçar ndërmjet Kryqit të Kuq të RMV-së dhe Makedonski Telekom
16 vite së bashku për një shoqëri më humane dhe gjithëpërfshirëse
25 gusht 1993 – Republika e Maqedonisë pranoi Konventat e Gjenevës dhe Protokollet Shtesë

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026