Red Cross Shape
Organizimi i garave rajonale të ndihmës së parë për vitin 2026

2026-05-06

Organizimi i garave rajonale të ndihmës së parë për vitin 2026

Kryqi i Kuq i RMV-së jep një kontribut të veçantë në promovimin e ndihmës së parë në institucionet arsimore, ku vazhdojmë të edukojmë të rinjtë për rëndësinë e dhënies së ndihmës së parë në mënyrë të duhur dhe në kohë. Me qëllim që të rritet më tej ndërgjegjësimi tek të rinjtë, si dhe të përmirësohen njohuritë dhe aftësitë e tyre praktike, organizojmë gara të ndihmës së parë.

Kryqi i Kuq i RMV-së gjatë muajit maj do të organizojë dy gara rajonale të ndihmës së parë për ekipet e kualifikuara nga garat komunale të ndihmës së parë nga shkollat e mesme në territorin e RMV-së. Tema e këtij viti e garave të ndihmës së parë është “Ndihma e parë në mjedis urban”.

Këtë vit nikoqirë të garave rajonale do të jenë OOCK Prilep në Rajonin 1 dhe OKKK Kisella Vodë në Rajonin 2. Gara rajonale për Rajonin 1 do të mbahet më 9 maj 2026 në qendrën e Prilepit, ndërsa gara rajonale për Rajonin 2 do të mbahet më 16 maj 2025 në parkun “Toshe Proeski” – Shkup. Në të dy garat rajonale do të marrin pjesë gjithsej 30 ekipe të ndihmës së parë, nga 15 ekipe në secilin rajon.

Garat e ndihmës së parë paraqesin një mbështetje të rëndësishme për të rinjtë në fitimin dhe avancimin e njohurive dhe aftësive të tyre, duke kontribuar njëkohësisht edhe në rritjen e informimit për reagim të shpejtë dhe efikas në situata emergjente, duke nxitur ndjenjën e përgjegjësisë, humanizmit dhe gatishmërisë për të ndihmuar në komunitet.

Други вести

NDËRTOJMË VETËBESIMIN, NXISIM MOTIVIMIN
PARTNERITET, PËRVOJË DHE VIZION I PËRBASHKËT
ENERGJI E RE PËR PËRHAPJEN E NJOHURIVE

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026