Red Cross Shape
Pagesa e ndihmës humanitare – mbështetje financiare për të prekurit nga zjarri në Koçan

2026-03-02

Pagesa e ndihmës humanitare – mbështetje financiare për të prekurit nga zjarri në Koçan

Më datë 27.02.2026, Kryqi i Kuq i RMV-së realizoi pagesën e fundit nga mjetet e grumbulluara për të prekurit nga zjarri në Koçan, për 18 persona të ndarë në 2 kategori, në shumë totale prej 11.200.000,00 denarë.

Pagesa e mjeteve u krye në bazë të listës së dorëzuar të personave të lënduar, e përgatitur mbi bazën e vlerësimit të dytë të gjendjes shëndetësore të tyre dhe prognozës për trajtimin e mëtejshëm, nga Komisioni i Ministrisë së shëndetësis.

Transferi i përgjithshëm i deritanishëm i mjeteve arrin në 164.744.901,00 denarë.

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies, Kryqi i Kuq përgatiti Raport mbi gjetjet faktike lidhur me gjendjen e hyrjeve dhe daljeve në llogarinë e Fondit të Solidaritetit për periudhën nga 16.03.2025 deri më 22.08.2025, që kanë të bëjnë me mbështetjen e të prekurve nga zjarri që ndodhi në Koçan më 16.03.2025. Raporti është publikuar në faqen zyrtare të Kryqi të Kuq të RMV-së në linkun vijues:
https://api.ckrm.org.mk/wp-content/uploads/2025/10/Revizorski-izveshtaj-CKRSM-09-09-2025.pdf

Është në përgatitje e sipër raporti final për mjetet e grumbulluara dhe të shpërndara nga Fondi i Solidaritetit, i cili do të përfshijë periudhën e mbetur dhe do të ndahet me publikun dhe të gjitha palët e interesuara deri më 15 mars të këtij viti.

Kryqi i Kuq edhe një herë shpreh mirënjohjen ndaj të gjithë donatorëve që kontribuuan në mobilizimin e mbështetjes humanitare për personat e prekur dhe familjet e tyre.

Kryqi i Kuq vazhdon aktivitetet e tij në terren me theks të veçantë në sigurimin e mbështetjes psikologjike për popullatën e prekur nga zjarri në Koçan, përmes Qendrës Rajonale për Shëndet Mendor dhe Mbështetje Psikosociale.

Други вести

Saiti u takua me Presidenten e FNKK/GJK, Kate Forbes
Punëtori për mbështetje psiko-sociale për pacientë onkologjikë
Shënimi i Javës së Higjienës

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026