Përmirësimi i socializimit të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të Projektit “Përmirësimi i socializimit të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara” më 19 dhjetor të vitit 2019 organizoi një punëtori përfundimtare me koordinues lokalë të projektit të Kryqit të Kuq Prilep, Veles, Kavadar, Dellçevë, Kërçovë, Dibër dhe Gostivar. Në këtë punëtori morën pjesë gjithashtu përfaqësues të qendrave të kujdesit ditor për fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara nga komunat ku janë duke u realizuara aktivitetet.
Qëllimi i Punëtorisë ishte verifikimi i rezultatet të arritura, efekteve të aktiviteteve të zbatuara dhe dhënia e udhëzimeve për veprim të mëtejshëm në nivelin lokal.
Nënkryetari i Kryqit të Kuq të RMV-së, Dimitar Karakulev shprehu kënaqësinë për aktivitetet e realizuara dhe shprehu mirënjohjen e tij për Bankën Komerciale SHA Shkup, për mbështetjen e saj si kompani e cila për të nëntin vit me radhë në vazhdimësi mundëson që ky projekt të zbatohet përmes Kryqit të Kuq.
Përfaqësuesi i Entit të Veprimtarisë Sociale, Vesna Samojllovska, përshëndeti pjesëmarrësit dhe shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin me Kryqin e Kuq në zbatimin e aktiviteteve të projektit. Përfaqësuesit e Entit shprehën gatishmërinë për mbështetjen profesionale në përgatitjen e planeve të veprimit që do të krijohen nga vullnetarët dhe punonjësit e Kryqit të Kuq, ekspertët e qendrave të kujdesit ditor, përfshirë gjithashtu personat me aftësi të kufizuara, prindërit e tyre dhe punonjësit e Bankës Komerciale.