12 Maj, 2017

Personat me shikim të dëmtuar bëjnë projekte KKA-PVH për të mirën e komunitetit

Në kuadër të “Projektit të USAID dhe LCIF për fëmijët me pengesa në shikim”, implementimi i të cilit është bërë në Kryqin e kuq të qytetit të Shkupit, fëmijët e shkollës SHSHFRSHD[1] “Dimitar Vllahov” bëjnë projekte për të mirën e komunitetit. Fëmijët me shikim të dëmtuar kaluan nëpër disa punëtori edukative duke u pajisur me një trajnim si të bëhen pjesëmarrës aktivë në komunitet dhe të kontribuojnë duke ndihmuar kategoritë e rrezikuara në shoqërinë tonë. Në vijim e sipër janë disa punëtori kreative përmes së cilave ata bëjnë punime të ndryshme dhe qytetarët do të kenë mundësinë për të blerë punime dore duke mundësuar në këtë mënyrë sigurimin e fondeve për të ndihmuar grupet e rrezikuara qëllimore.

            Qëllimi i punëtorive KKA-PVH me fëmijët me shikim të dëmtuar është avancimi i shkathtësive të tyre nëpërmjet llojeve interaktive të edukimit, shoqërizimit dhe motivimit në mënyrë që ata të bëhen anëtarë aktivë dhe humanë të komunitetit.

[1] Shkolla Shtetërore për Fëmijë dhe Të Rinj me Shikim të Dëmtuar.

 

< kthehu mbrapa