Red Cross Shape
Pjesëmarrja në shpërndarjen e ndihmës humanitare nga Ambasadori i Republikës së Turqisë dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV

2025-04-29

Pjesëmarrja në shpërndarjen e ndihmës humanitare nga Ambasadori i Republikës së Turqisë dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV

Pas pranimit të ndihmës humanitare nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, Kryqi i Kuq i RMV-së realizoi shpërndarjen e ndihmës për grupet e cenueshme të popullsisë në Shkup, Gostivar, Kumanovë, Manastir, Veles, Kriva Pallankë, Strumicë dhe Gjevgjeli. Ndihma përfshin rroba, këpucë dhe complete qarqafësh me një vlerë të përgjithshme prej 143.000 dollarësh.

Në shpërndarjen e ndihmës për popullsinë e cenueshme në fshatrat Baldovci dhe Bansko, të realizuar më 28 prill 2025 përmes organizatës komunale të Kryqit të Kuq në Strumicë, morën pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë, Sh.T. Fatih Ulusoy dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV-së, d-r Sait Saiti.

Ambasadori vizitoi gjithashtu organizatën komunale të Kryqit të Kuq në Strumicë, ku u informua për aktivitetet që implementon organizata duke përfshirë grupe të ndryshme të synuara të popullsisë në komunitet. Gjatë takimit, Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq shprehu edhe një herë mirënjohjen e madhe për donacionin e pranuar, i cili është i domosdoshëm për të ndihmuar familjet në rrezik social.

Други вести

Shpallje – Bashkëpunëtor i Pavarur Profesional për Operacione Financiare në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut
U KONSTITUUA PËRBËRJA E RE E KËSHILLIT TË TË RINJVE TË KRYQIT TË KUQ TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Rezultatet e Programit PVH për ciklin 2026!

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026