Red Cross Shape
Pjesëmarrje në shënimin solemn të Jubileut – 150 vjet nga themelimi i Kryqit të Kuq të Serbisë

2026-02-09

Pjesëmarrje në shënimin solemn të Jubileut – 150 vjet nga themelimi i Kryqit të Kuq të Serbisë

Më 06.02.2026, një delegacion i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm dr. Sait Saiti, realizoi një vizitë zyrtare dhe mori pjesë në shënimin solemn të jubileut – 150 vjet nga themelimi i Kryqit të Kuq të Serbisë. Me rastin e jubileut u organizua një Akademi Solemne, e cila mblodhi përfaqësues të lartë të shoqatave kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, institucione shtetërore, partnerë ndërkombëtarë dhe mysafirë të tjerë, të cilët së bashku i dhanë mirënjohje një shekulli e gjysmë pune të përkushtuar humanitare.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje të rëndësishme jubileare përbënte një mundësi për konfirmimin e bashkëpunimit tradicionalisht të mirë ndërmjet Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryqit të Kuq të Serbisë. Në kuadër të vizitës u realizuan edhe takime me udhëheqësinë e Kryqit të Kuq të Serbisë, si dhe me delegacione të tjera të pranishme nga shoqata të tjera kombëtare dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, gjatë të cilave u theksua gatishmëria për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në interes të mbrojtjes dhe avancimit të vlerave humane.

Други вести

Trajnim për psikologë për PTSD: Vlerësimi, stabilizimi dhe referimi në kontekst institucional
Urime 8 Marsi!
Java e luftës kundër kancerit

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026