“Preventivë nga tregtia me njerëz”
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë si partner serioz i shtetit në realizim të aktiviteteve preventive për luftë kundër tregtisë me njerëz siguroi përkrahje projektuese nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë për mbindërtimin e kapaciteteve të shoqatës nacionale dhe ngritje e vetëdijes së popullatës së re për mbrojtje nga tregtia me njerëz.
Kryqi i Kuq i RM-së në kuadër të Projektit “Preventivë nga tegtia me njerëz” më 23 janar të vitit 2015 në Koçan, mbajti punëtori instruktive me sekretarët dhe koordinatorët e këtij projekti që do të implementohet nëpërmjet organizatave komunale të Kryqit të Kuq Koçan, Vallandovë dhe Dellçevë. Qëllimi i punëtorisë ishte që të paraqiten përmbajtjet projektuese të cilat në pajtueshmëri me planin për aksion do të implementohen në qershor të vitit 2015, si dhe ishin prezantuar praktikat pozitive të aktiviteteve të deritanishme preventive.
Për përforcimin e kapaciteteve të vullnetarëve të rinj të KK janë paraparë dy trajnime për edukim moshatar dhe forum teatër, të cilat dituritë e hasura, nëpërmjet ligjëratave preventive do t’ua bartin moshatarëve të tyre në shkollat fillore dhe të mesme në Koçan, Vallandovë dhe Dellçevëme qëllim ngritjen e vetëdijes së të rinjve për mbrojtjen nga tregtia me njerëz.