6 Korrik, 2015

Punëtori për mbajtjen e programeve për preventivë nga Tuberkulozi dhe HIV/SIDA

sl

Në periudhën prej 29 qershor deri më 01 korrik në qendrën për trajnim Solferino u realizua punëtori për mbajtjen e programeve për preventivë nga Tuberkulozi dhe HIV/SIDA që janë financuar nga Ministria e shëndetësisë me mjete të Fondit global për luftë kundër HIV/SIDA, Tuberkulozi dhe malaria.

Në punëtori morën pjesë përfaqësues të disa organizatave joqeveritare, përfaqësues i Kroacisë më saktë i Kryqit të kuq të Kroacisë d-r Sinisha Zovko dhe përfaqësues të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.

Punëtoria u organizua me qëllim që të jepet kontribut në mënyrën e gjetjes së zgjidhjes për mbajtjen e këtyre programeve financimi i së cilave nga Fondi global e deri në fund të vitit tjetër, të njihen me përvojën që Kroacia ka patur në periudhën e tranzicionit që nga ndërprerja e financimit nga ana e Fondit global dhe ndërmarrja e të njëjtës nga ana e Ministrisë së shëndetësisë dhe mënyrës ku në këtë shtet është zgjidhur ky problem.

Pjesëmarrësit e punëtorisë gjithashtu kishin mundësinë të njihen me programet për Uljen e dëmeve nga përdorimi i drogave në Kroaci, Organizatat joqeveritare aktive në këtë fushë dhe aktivitetet e tyre, mënyra e financimit të tyre nga ana e Ministrisë së shëndetësisë, mundësi për gjetjen e burimeve të reja të financimit për llojin e tillë të programeve, përgatitje të projekteve, mundësive dhe përvoja pozitive për mobilizimin e fondeve të sektorit korporativ që ka Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë etj.

< kthehu mbrapa