Red Cross Shape
Punëtori për motivues të dhurimit të gjakut

2025-11-25

Punëtori për motivues të dhurimit të gjakut

Nën organizimin e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga 21 deri më 23 nëntor, në Qendrën Trajnuese “Solferino” në Strugë, u mbajt një punëtori për motivues nga organizatat e punës nga 13 Organizata Komunale të Kryqit të Kuq.

Motivuesit kanë një rol të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e dhurimit të gjakut, si dhe në inkurajimin e dhuruesve të rinj. Në punëtori, pjesëmarrësit patën mundësi të shkëmbejnë përvoja, por edhe të fitojnë njohuri dhe aftësi të reja për qasjet në motivim, mënyrat për përmirësimin e organizimit dhe promovimin e aksioneve të dhurimit të gjakut, me qëllim avancimin e dhurimit të gjakut, sipas nevojave të sistemit shëndetësor në vendin tonë.

Në punëtori morën pjesë në mënyrë aktive përfaqësues dhe mjekë nga Instituti i Mjekësisë Transfuzionale, dhe njëkohësisht u simulua edhe një aksion i dhurimit të gjakut, i cili u vizitua nga 25 dhurues potencialë, prej të cilëve 11 qytetarë dhuruan me sukses gjak.

Punëtoria përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve të motivuesve në organizatat e punës, për planifikim, organizim dhe realizim më efikas të aksioneve të dhurimit të gjakut, si dhe për nxitjen dhe forcimin e një kulture pozitive të dhurimit të gjakut në mesin e të punësuarve.

Други вести

„TË GJITHË JEMI FËMIJËT E TYRE“ – KRYQI I KUQ SHËNON JAVËN E KUJDESIT PËR TË MOSHUARIT
NUK KENI PSE T’I PËRBALLONI TË GJITHA VETË – KRYQI I KUQ HAP SHËRBIMIN E RI PËR KËSHILLIM PSIKOLOGJIK
KRYQI I KUQ I RMV-SË PJESË E NJË FORUMI NDËRKOMBËTAR PËR SHËNDETIN MENDOR NË PRAGË

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026