Red Cross Shape
Punëtori për shëndetin mendor për të rinjtë

2026-02-13

Punëtori për shëndetin mendor për të rinjtë

Më 13.02.2026, në ambientet e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qendra për Shëndet Mendor dhe Mbështetje Psikosociale realizoi një punëtori për shëndetin mendor dhe mbështetjen psikosociale në situata krize dhe emergjente, e dedikuar për anëtarët e grupit punues të iniciativës rinore për shëndet mendor.

Punëtoria kishte për qëllim thellimin e njohurive të vullnetarëve të rinj mbi rëndësinë e shëndetit mendor, si dhe forcimin e kapaciteteve të tyre për ofrimin e mbështetjes psikosociale në situata krize. Përmes prezantimeve interaktive, diskutimeve dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit u njohën me parimet themelore të mbështetjes psikosociale, identifikimin e reagimeve ndaj stresit, si dhe mënyrat e vetëmbrojtjes dhe të mbështetjes së të tjerëve.

Në punëtori morën pjesë 18 vullnetarë nga 11 organizata komunale të Kryqit të Kuq, të cilët treguan interes të lartë, angazhim dhe gatishmëri për të zbatuar njohuritë e fituara në aktivitetet e ardhshme të parashikuara me planin e veprimit.

Realizimi i këtij aktiviteti përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të pjesëmarrjes rinore dhe forcimit të kapaciteteve lokale për mbështetjen e shëndetit mendor në komunitet.

Други вести

Akademia e të Rinjve e Kryqit të Kuq të RMV-së – nga idetë në iniciativa!
Punëtori interaktive për shëndetin mendor
„TË GJITHË JEMI FËMIJËT E TYRE“ – KRYQI I KUQ SHËNON JAVËN E KUJDESIT PËR TË MOSHUARIT

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026