Red Cross Shape
Punëtoria përgatitore PHV, 05–07 qershor, Solferino-Strugë

2026-06-08

Punëtoria përgatitore PHV, 05–07 qershor, Solferino-Strugë

Nga 5 deri më 7 qershor, në Qendrën Solferino në Strugë, u mbajt punëtoria përgatitore PVH. Në këtë punëtori morën pjesë 22 instruktorë së bashku me vullnetarë me përvojë dhe angazhim shumëvjeçar, të cilët dhanë një kontribut të rëndësishëm në shqyrtimin dhe vlerësimin e projekteve PVH të paraqitura këtë vit.

Projektet u vlerësuan sipas kritereve të përcaktuara paraprakisht, përmes të cilave u analizuan ideja, veprimi, numri i orëve vullnetare, përfshirja dhe mobilizimi i komunitetit, promovimi i aktiviteteve, si dhe mënyra e dokumentimit të tyre.

Këtë vit u dorëzuan gjithsej 195 projekte të vogla PVH, të përgatitura nga 1.163 të rinj. Ky numër përfaqëson një rekord në dhjetë vitet e fundit. Projektet u realizuan në periudhën nga marsi deri në maj të vitit 2026.

Të gjitha projektet paraqesin frymëzim dhe krenari për të rinjtë tanë. Ata treguan edhe një herë se janë ambasadorë të vërtetë të humanizmit dhe bartës të ndryshimeve pozitive në komunitetet e tyre.

Pas përfundimit të punëtorisë, ekipi është forcuar edhe më shumë, i motivuar dhe i gatshëm për sfida të reja.

Други вести

Seanca konstituive-zgjedhore e Kuvendit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Pjesëmarrje në takimin rinor në Solferino, Itali
Trofeu për Dellçevën, Tetovën, Sveti Nikollën dhe Demir Hisarin

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026