- Organizim dhe ZhvillimBashkëpunim ndërkombëtarPrograme sociale - humanitareGatishmëri dhe përgjigje gjatë katastrofaveShërbimi për kërkim - Bashkimi i lidhjeve familjarePrograme shëndetësore - preventiveNdima e parëPërparimi i dhurimit të gjakutDiseminimi DNHMarrëdhënie me publikunMenaxhim me vullnetarë dhe anëtarëTë tjeraOrganizim dhe ZhvillimBashkëpunim ndërkombëtarPrograme sociale - humanitareGatishmëri dhe përgjigje gjatë katastrofaveShërbimi për kërkim - Bashkimi i lidhjeve familjarePrograme shëndetësore - preventiveNdima e parëPërparimi i dhurimit të gjakutDiseminimi DNHMarrëdhënie me publikunMenaxhim me vullnetarë dhe anëtarëTë tjeraOrganizim dhe ZhvillimBashkëpunim ndërkombëtarPrograme sociale - humanitareGatishmëri dhe përgjigje gjatë katastrofaveShërbimi për kërkim - Bashkimi i lidhjeve familjarePrograme shëndetësore - preventiveNdima e parëPërparimi i dhurimit të gjakutDiseminimi DNHMarrëdhënie me publikunMenaxhim me vullnetarë dhe anëtarëTë tjeraOrganizim dhe ZhvillimBashkëpunim ndërkombëtarPrograme sociale - humanitareGatishmëri dhe përgjigje gjatë katastrofaveShërbimi për kërkim - Bashkimi i lidhjeve familjarePrograme shëndetësore - preventiveNdima e parëPërparimi i dhurimit të gjakutDiseminimi DNHMarrëdhënie me publikunMenaxhim me vullnetarë dhe anëtarëTë tjeraOrganizim dhe ZhvillimBashkëpunim ndërkombëtarPrograme sociale - humanitareGatishmëri dhe përgjigje gjatë katastrofaveShërbimi për kërkim - Bashkimi i lidhjeve familjarePrograme shëndetësore - preventiveNdima e parëPërparimi i dhurimit të gjakutDiseminimi DNHMarrëdhënie me publikunMenaxhim me vullnetarë dhe anëtarëTë tjeraOrganizim dhe ZhvillimBashkëpunim ndërkombëtarPrograme sociale - humanitareGatishmëri dhe përgjigje gjatë katastrofaveShërbimi për kërkim - Bashkimi i lidhjeve familjarePrograme shëndetësore - preventiveNdima e parëPërparimi i dhurimit të gjakutDiseminimi DNHMarrëdhënie me publikunMenaxhim me vullnetarë dhe anëtarëTë tjeraOrganizim dhe ZhvillimBashkëpunim ndërkombëtarPrograme sociale - humanitareGatishmëri dhe përgjigje gjatë katastrofaveShërbimi për kërkim - Bashkimi i lidhjeve familjarePrograme shëndetësore - preventiveNdima e parëPërparimi i dhurimit të gjakutDiseminimi DNHMarrëdhënie me publikunMenaxhim me vullnetarë dhe anëtarëTë tjera

2026-08-13
Rekomandime për valët e të nxehtit
SIMPTOMAT DHE SHENJAT E GJENDJEVE TË SHKAKTUARA NGA TEMPERATURAT E LARTA
Lodhja nga nxehtësia është një gjendje e moderuar, por potencialisht serioze, e shkaktuar nga ekspozimi i zgjatur ndaj temperaturave të larta dhe humbja e lëngjeve dhe elektroliteve.
Goditja nga nxehtësia është një gjendje akute, kërcënuese për jetën dhe konsiderohet urgjencë mjekësore. Ajo ndodh më së shpeshti kur mekanizmat e termorregullimit të organizmit dështojnë.
|
LODHJA NGA NXEHTËSIA |
GODITJA NGA NXEHTËSIA |
|
Dobësi e përgjithshme dhe lodhje e theksuar |
Dhimbje koke pulsuese |
|
Mund të shfaqen ngërçe muskulore |
Konfuzion i theksuar, çorientim ose çrregullim i vetëdijes deri në kolaps |
|
Puls i shpejtuar |
Puls i shpejtë dhe i fortë |
|
Të përziera dhe/ose të vjella |
Të përziera dhe/ose të vjella |
|
Lëkurë e zbehtë, e ftohtë dhe e lagësht |
Temperaturë e lartë trupore (zakonisht mbi 40°C) |
|
Djersitje e shtuar |
Lëkurë e nxehtë dhe e thatë |
|
Marramendje ose ndjesi e të fikëtit |
Mungesë ose zvogëlim i ndjeshëm i djersitjes |
|
|
Ngërçe muskulore |
Shënim
Çdo çrregullim i vetëdijes, temperaturë shumë e lartë trupore ose simptoma neurologjike (konfuzion, konvulsione, humbje e vetëdijes) konsiderohen si dyshim për goditje nga nxehtësia dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.
UDHËZIME PËR VEPRIM NË RASTET E GJENDJEVE TË LIDHURA ME EKSPOZIMIN NDAJ TEMPERATURAVE TË LARTA
Për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së personave, në rast të paraqitjes ose dyshimit për gjendje të lidhura me ekspozimin ndaj temperaturave të larta të ambientit (stres termik, lodhje nga nxehtësia, sinkopë nga nxehtësia dhe goditje nga nxehtësia), duhet të veprohet sipas udhëzimeve të mëposhtme deri në mbërritjen e ndihmës profesionale mjekësore (nëse është e nevojshme):
- Sigurimi i sigurisë dhe ndërprerja e ekspozimit
- Të ndërpritet menjëherë aktiviteti fizik.
- Personi të vendoset në një ambient të freskët, të mbrojtur nga dielli, të ajrosur mirë ose të klimatizuar.
- Të vendoset në pozitë të shtrirë, me gjymtyrët e poshtme pak të ngritura, nëse nuk ka dyshim për lëndim.
- Ftohja e trupit
- Të sigurohet qarkullimi i ajrit (natyrshëm ose me ventilator) për të përshpejtuar avullimin e djersës.
- Të lirohen ose hiqen rrobat e ngushta dhe të panevojshme.
- Lëkura të laget me ujë të vakët deri të ftohtë.
- Të fillohet ftohja graduale me kompresa të ftohta në qafë, sqetulla dhe ijë.
- Të mos përdoren metoda të menjëhershme ose ekstreme të ftohjes.
- Hidratimi
- Nëse personi është i vetëdijshëm dhe komunikon normalisht, t’i jepet ujë ose tretësirë me elektrolite në sasi të vogla dhe intervale të shpeshta.
- Të mos jepen lëngje personave me vetëdije të çrregulluar ose të humbur.
- Të mos jepen pije alkoolike, energjike ose që përmbajnë kafeinë.
- Monitorimi i funksioneve vitale
- Të monitorohet niveli i vetëdijes, orientimi në kohë dhe hapësirë, frymëmarrja dhe gjendja e përgjithshme e personit.
- Në rast të paraqitjes së konfuzionit, humbjes së vetëdijes, konvulsioneve, dhimbjes së fortë të kokës ose temperaturës së lartë trupore, gjendja duhet të konsiderohet urgjencë mjekësore.
- Thirrja e ndihmës së shpejtë mjekësore
- Në rast dyshimi për goditje nga nxehtësia, si dhe nëse nuk ka përmirësim pas masave të ndërmarra, duhet të thirret menjëherë ndihma e shpejtë mjekësore.
- Deri në mbërritjen e ekipit mjekësor, duhet të vazhdohet me masat e ftohjes.
- Veprimi në rast humbjeje të vetëdijes
- Të kontrollohet frymëmarrja dhe kalueshmëria e rrugëve të frymëmarrjes.
- Personi të vendoset në pozitë anësore të sigurisë.
- Personi nuk duhet të lihet pa mbikëqyrje deri në mbërritjen e ndihmës profesionale.
Më shumë informacione se si të mbroheni nga moti i nxehtë mund të gjeni edhe në lidhjet e mëposhtme të Institutit të Shëndetit Publik:
https://www.iph.mk/mk/news/index/1806 – Rekomandime për freskimin e hapësirave të mbyllura gjatë motit të nxehtë
https://www.iph.mk/mk/news/index/1805 – Rekomandime për mbrojtjen e personave mbi 65 vjeç gjatë temperaturave të larta
https://www.iph.mk/mk/news/index/1802 – Rekomandime për drejtuesit e institucioneve për përkujdesje ndaj të moshuarve dhe të qendrave për kujdes afatgjatë institucional
https://www.iph.mk/mk/news/index/1799 – Marrja e lëngjeve dhe aktiviteti fizik gjatë motit të nxehtë
https://www.iph.mk/mk/news/index/1798 – Mbrojtja e foshnjave dhe fëmijëve gjatë motit të nxehtë
https://www.iph.mk/mk/news/index/1795 – Rekomandime për udhëtime gjatë verës
https://www.iph.mk/mk/news/index/1787 – Rekomandime për gratë shtatzëna gjatë motit të nxehtë






















