Red Cross ShapeKryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Saiti me respektin më të madh, priti ekipin e shpëtimtarëve të shoqatës vullnetare “Bajram Miftari” të Komunës së Çairit, si dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq

2023-02-17

Saiti me respektin më të madh, priti ekipin e shpëtimtarëve të shoqatës vullnetare “Bajram Miftari” të Komunës së Çairit, si dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq

Më datë 17.02.2023 Sekretari I Përgjithsjëm d-r Sait Saiti me respektin më të madh, priti ekipin e shpëtimtarëve të shoqatës vullnetare “Bajram Miftari” të Komunës së Çairit, si dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq të cilët u kthyen nga aksioni i shpëtimit që realizuan në  Adiyaman të goditur nga tërmeti katastrofik më 6 shkurt 2023.

Heronjtë tanë Artan Demiri, Hetem Arsllani, Sefer Demiri e Isuf Jakupi informuan lidhur me aksionin për shpëtimin e jetëve të njeriut. Me emocione ata rrëfyen momente shumë të trishta të gjendjes që kanë hasur në qytetet turke pas tërmetit, por edhe çastet e gëzimit që ndjenë në momentet e shpëtimit të jetëve pas plot 118 orëve nën rrënojat e ndërtesave.

S’ka fjalë me të cilat mund të përshkruhet heroizmi, humanizmi, guximi i tyre, sikurse edhe i të gjithë pjesëtarëve të ekipeve të shpëtimit që po marrin pjesë në këtë aksion humanitar në Turqi.

https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2025