Shënimi i Javës së Tuberkulozit (14-21 shtator)
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën 14-21 shtator 2024 do të shënojë Javën kundër tuberkulozit. Në këtë mënyrë, ne duam të rrisim ndërgjegjësimin publik për rëndësinë e shëndetit publik, ndikimin social dhe ekonomik të tuberkulozit (TB) dhe të inkurajojmë përshpejtimin e përpjekjeve për t’i dhënë fund epidemisë globale të TB.
Tuberkulozi mbetet vrasësi më vdekjeprurës në botë. Çdo ditë mbi 4000 njerëz humbin jetën nga tuberkulozi dhe afër 30000 njerëz sëmuren nga kjo sëmundje e parandalueshme dhe e shërueshme.
Motoja e sivjetme për shënimin e Javës së luftës kundër tuberkulozit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut është: “T’i japim fund TB-së”. Organizatat komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, në kuadër të javës do të organizojnë punëtori, postime në rrjetet sociale dhe shumë aktivitete tjera promovuese për ngritjen e vetëdijes publike për parandalimin dhe diagnostikimin me kohë të tuberkulozit.