26 Maj, 2017

Shoqërimi me vartësit e Shoqatës “Mobilnost” – Shkup

Tanimë katër vjet me radhë vullnetarët e Kryqit të kuq të RM-së – Organizata komunale Qendër mbështesin takimin tradicional në Liqenin e Treskës të personave me aftësi të kufizuara fizike të Shoqatës “Mobilnost” – Shkup. Sivjet takimi u mbajt më 20 maj dhe ai kishte për qëllim përmirësimin e jetës kulturore-zbavitëse dhe sportive të personave me aftësi të kufizuara fizike. Vullnetarët e Kryqit të kuq të RM-së – Organizata komunale Qendër gjatë kësaj ngjarjeje patën detyrë për të ndihmuar vartësit lidhur me pritjen dhe akomodimin, dhe përveç kësaj ata u shoqëruan me të pranishmit gjatë aktiviteteve të tyre. Bashkëpunimi i rregullt ndërmjet Kryqit të kuq të RM-së – Organizata komunale Qendër dhe Shoqata për personat me aftësi të kufizuara fizike “Mobilnost” – Shkup thelloi besimin e vartësve të Shoqatës ndaj vullnetarëve dhe gjithmonë ata janë më shumë se të mirëpritur në ngjarjet dhe aktivitetet e tyre.

< kthehu mbrapa