Red Cross Shape
Takimi i katërt i Platformës për dialog për zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë i organizuar nga UNDP

2025-05-29

Takimi i katërt i Platformës për dialog për zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë i organizuar nga UNDP

Më 28 maj 2025, në organizim të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), u mbajt takimi i katërt i Platformës për Dialog për Zvogëlimin e Rreziqeve nga Fatkeqësitë. Në takim morën pjesë anëtarë të nominuar nga përfaqësues të institucioneve kombëtare për menaxhim të krizave, ambasadat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe përfaqësues nga Kryqi i Kuq.

Në takim mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV-së, d-r Sait Saiti.

Të pranishmit patën mundësi të njihen me sistemin japonez për menaxhim të krizave dhe zvogëlim të rreziqeve nga fatkeqësitë.

Në fund të takimit të punës u zhvillua një diskutim që u përqendrua në prioritetet programore të partnerëve për zvogëlim të rreziqeve, rekomandimet për intervenime, përkrahjen nga komuniteti donator dhe temat që do të diskutohen në takimin e ardhshëm.

Други вести

Seanca konstituive-zgjedhore e Kuvendit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Pjesëmarrje në takimin rinor në Solferino, Itali
Trofeu për Dellçevën, Tetovën, Sveti Nikollën dhe Demir Hisarin

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026