Takimi punues i shërbimeve të mbrojtjes dhe shpëtimit të R. së Kroacisë, R. së Sllovenisë dhe R. së Maqedonisë
Më 7 shtator të vitit 2017, sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të RM-së, mori pjesë në takimin punues njëditor të shërbimeve të mbrojtjes dhe shpëtimit të Republikës së Kroacisë, Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Maqedonisë. Takimi u organizua nga dega e Kryqit të kuq të Krapinës.
Në këtë takim në mes tjerash, fjalën e tij e pati sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të RM-së, z. Sait Saiti, i cili dha pikëpamjet e tij për sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit në Republikën e Maqedonisë, me theks të veçantë në rolin dhe vendin e Kryqit të kuq të RM-së në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimi në vend.
Në kuadër të këtij takimi u zhvilluan bisedime edhe në Zyrën qendrore të Kryqit të kuq të Kroacisë dhe në Qendrën e logjistikës së Kryqit të kuq të Kroacisë.