14 Shkurt, 2019

Teoria dhe njohuritë praktike në Kryqin e kuq – PVH në aksion

Në dhjetë ditët e fundit, 1050 të rinj nga i gjithë vendi morën trajnimin për diseminim të Kryqit të kuq, përmes modelit të diseminimit për të rinj në kuadër të Programit nacional për tërheqjen dhe mbajtjen e vullnetarëve, programi KKA-PVH. Diseminuesit e trajnuar në çdo Organizatë komunale të Kryqit të kuq përmes një qasje të unifikuar i njohën ata me rëndësinë e emblemës, me parimet e Lëvizjes, si dhe me karakterin e humanistit dhe themeluesit të Kryqit të kuq, Anri Dinan.

Hapi i ardhshëm është trajnimi si të punojnë projekte të vogla dhe si të ndihmojnë në komunitetin e tyre. Mesatarisht janë punuar 150 projekte të vogla të cilat u kanë ndihmuar rreth 3.000 përdoruesve.

#PHV2019

 

< kthehu mbrapa