Red Cross Shape
Trajnim për diseminatorët e PVH Cikli PHV 2026

2026-02-09

Trajnim për diseminatorët e PVH Cikli PHV 2026

Këtë fundjavë (07–08 shkurt), në Shkup, u mbajt trajnim për diseminatorët e PVH. U trajnuan dhe u motivuan 41 diseminatorë, të propozuar nga organizatat e tyre komunale të Kryqit të Kuq. Trajnimi u realizua nga 5 trajnerë të PVH,ndërsa gjatë trajnimit ishin të pranishëm edhe 9 mentorë, të cilët gjatë procesit të përgatitjes së projekteve të vogla do t’u ofrojnë mbështetje diseminatorëve.

Në periudhën në vijim do të realizohen 120 trajnime, në të cilat 1.200 të rinj do të trajnohen për diseminim, si dhe për përgatitjen dhe dokumentimin e projekteve të vogla. Më pas, në një periudhë prej dy muajsh, të rinjtë në terren do të zbatojnë projekte të vogla në dobi të komunitetit. Pritet realizimi i më shumë se 150 projekteve të vogla, përmes të cilave do t’u ofrohet ndihmë mbi 3.000 personave.

Programi Promovimi i Vlerave Humane është një program kombëtar për rekrutimin dhe mbajtjen e vullnetarëve në radhët e organizatave komunale të Kryqit të Kuq. Këtë vit programi shënon 30 vjet nga themelimi dhe numëron mbi 30 instruktorë aktivë.

 

Други вести

Trajnim për psikologë për PTSD: Vlerësimi, stabilizimi dhe referimi në kontekst institucional
Urime 8 Marsi!
Java e luftës kundër kancerit

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026