6 Qershor, 2024

Trajnim për mbështetje me para të gatshme dhe vauçerë

Forcimi i kapaciteteve të punonjësve dhe vullnetarëve në Shoqatën Kombëtare është një nga prioritetet kryesore që çon në zhvillim dhe rritje të mundësive për t’iu përgjigjur nevojave humanitare.

Në këtë drejtim, në Qendrën e Trajnimeve “Solferino” – Strugë u mbajt punëtori/trajnim katërditor për Mbështetje në para të gatshme dhe vauçerë – Niveli II, në të cilin morën pjesë 17 përfaqësues nga Organizatat  komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit. Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të aplikojnë njohuritë e fituara në operacionet e ardhshme humanitare që do të ofrojnë mbështetje për kategoritë e cenueshme të popullsisë dhe do të plotësojnë nevojat e tyre.

Punëtoria u realizua me mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, si pjesë e aktiviteteve të projektit për ndihmë dhe mbështetje të njerëzve nga Ukraina në vendin tonë.

< kthehu mbrapa