Red Cross Shape
U KONSTITUUA PËRBËRJA E RE E KËSHILLIT TË TË RINJVE TË KRYQIT TË KUQ TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

2026-06-10

U KONSTITUUA PËRBËRJA E RE E KËSHILLIT TË TË RINJVE TË KRYQIT TË KUQ TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Më 10 qershor 2026 u mbajt seanca konstituive-zgjedhore e Këshillit të të Rinjve të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast u konstituua zyrtarisht përbërja e re e udhëheqjes rinore për mandatin 2026–2028.

Në seancë morën pjesë 24 delegatë nga organizatat komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit, të cilët zgjodhën përfaqësuesit që do të udhëheqin strukturën rinore të organizatës në dy vitet e ardhshme.

Për Kryetare të të Rinjve të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut u zgjodh Elena Kuzmanoska, ndërsa për Nënkryetar u zgjodh Emir Nesimi.

Për anëtarë të Trupit Koordinues të të Rinjve u zgjodhën:
🔹 Borçe Isakoski
🔹 Klementina Gjorgjieva
🔹 Marko Janevski
🔹 Angela Georgieva
🔹 Mihaela Petrovska

Njëkohësisht, Elena Kuzmanoska u zgjodh edhe delegate në Kuvendin e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut për mandatin 2026–2030.

Me këtë u formuan me sukses organet e Këshillit të të Rinjve, të cilat do të kenë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e programit rinor, promovimin e vlerave humanitare dhe nxitjen e aktivizmit rinor në të gjithë vendin.

Përfaqësuesve të sapozgjedhur u urojmë mandat të suksesshëm, të mbushur me ide të reja, energji, përkushtim dhe ndryshime pozitive në komunitete.

Други вести

Seanca konstituive-zgjedhore e Kuvendit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Pjesëmarrje në takimin rinor në Solferino, Itali
Trofeu për Dellçevën, Tetovën, Sveti Nikollën dhe Demir Hisarin

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026