19 Tetor, 2020

U MBAJT SEMINAR PËR EDUKIMIN E MOTIVATORËVE PËR DHURIMIN VULLNETAR TË GJAKUT PËR POPULLATËN STUDENTORE

Nga 16-18 tetor 2020 në hotelin “Solferino” në Strugë u mbajt një seminar për edukimin e motivuesve për dhurimin vullnetar të gjakut të popullatës studentore.

Në seminar morën pjesë 25 persona, studentë në fakultetet e Universiteteve Shtetërore në Shkup, Manastir, Shtip dhe Tetovë, profesorë në fakultete, sekretarë dhe bashkëpunëtorë profesionalë të Kryqit të Kuq Qendër, Karpos, Manastir, Shtip dhe Tetovë dhe përfaqësues të Institutit për Mjekësinë e Transfuzionit.

Pjesëmarrësit e seminarit treguan motivim të madh për punë dhe pjesëmarrje aktive, interes për temat e paraqitura, ndarje aktive të përvojave dhe njohurive, kreativitet të madh dhe përkushtim ndaj punës në ekip. Përmbajtja e seminarit mundësoi që të gjithë pjesëmarrësit të përfshihen aktivisht në punë, mundësinë për të shprehur mendimet e tyre dhe shkëmbimin e përvojave, të mësojnë rreth historisë, strukturës dhe përbërësve të Lëvizjes së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, dhurimin e gjakut në RMV dhe në botë, kontrollin dhe parandalimin për KOVID 19, Sfida Botërore dhe Dhurimi i Gjakut dhe Temat e mjekësisë moderne të transfuzionit, ushtrime për motivim dhe demotivim në popullsinë e studentëve dhe mitet, frika dhe vetbesimi në dhurimin e gjakut.

< kthehu mbrapa