12 Nëntor, 2019

U mbajt sesion diseminimi në Kazermën “Jane Sandanski” në Shtip

Më datën 04.11.2019 u mbajt një sesion diseminimi në Kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, ku morën pjesë gjithsej 25 veta. Përveç prezantimit të mbajtur nga përfaqësuesit e Kryqit të Kuq të RMV-së, u projektua dhe videoja “Rregullat e Luftës” që thekson elementet themelore të Së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare dhe rolin e Lëvizjes së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe gjatë konflikteve të armatosura. Pjesëmarrësit parashtruan pyetje plotësuese për punën e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me aktivitetet gjatë kohës së krizës së migruesve si dhe për mënyrën e financimit të Shoqatës Nacionale.

< kthehu mbrapa