Ushtrim simulimi në SHF “Kole Kaninski” – Manastir në bashkëpunim me Kryqin e Kuq
Në kuadër të projektit “Aktivitetet për uljen e rreziqeve të katastrofave në Gostivar dhe Manastir”, i mbështetur nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, u mbajt një ushtrim simulimi i evakuimit me një skenar të përgatitur paraprakisht për tërmet dhe zjarr.
Qëllimi i ushtrimit ishte kontrollimi i njohurive të përvetësuara të stafit arsimor dhe nxënësve për mbrojtjen dhe vetëmbrojtjen në rast të katastrofave, si dhe përmirësimi i koordinimit dhe komunikimit të institucioneve lokale që janë pjesë e sistemit për menaxhimin me katastrofat.
Organizatorë të ushtrimit të simulimit të evakuimit ishin Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë dhe Organizata komunale Kryqi i kuq Manastir në bashkëpunim me Qendrën për Menaxhim me Kriza, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ndihmën Urgjente Mjekësore, Brigadën Territoriale të Zjarrfikësve, Ministrinë e Punëve të Brendshme etj.