12 Qershor, 2024

VLERËSIMI I KAPACITETEVE ORGANIZATIVE NË ORGANIZATËN KOMUNALE TË KRYQIT TË KUQ STRUMICË

Në periudhën nga 10-11.02024 ekipi nga tre facilitatorë të trajnuar ishin në vizitë në Organizatën komunale të Kryqit të Kuq Strumicë ku e zbatuan Vlerësimin e kapaciteteve organizative (VKOO). Ekipi i OKKK Strumicë në përbërje të përzier nga të punësuar, anëtarë të strukturës udhëheqëse, vullnetarëve dhe të rinjëve nga organizata numëronte 12 anëtarë. Bashkarisht të udhëhequr nga facilitatorët me sukses i kaluan të gjitha detyrat dhe trajnimet nga mjeti VKOO të zhvilluar sipas metodologjisë së Federatës Ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Ekipi nga OKKK Strumicë e pozicionoi gjendjen momentale të organizatë, i identifikoi prioritetet për zhvillim, krijoi plan me aktivitete për periudhën e 12 muajve të ardhshëm dhe u has me qertifikatë për zbatimin e suksesshëm të Vlerësimit të kapaciteteve organizative të OKKK Strumicë.

Gjatë periudhës së ardhshme prej 12 muajsh pas përfundimit të vlerësimit, OKKK Strumicë do të zbatojë planin e aktiviteteve në përputhje me dinamikën e paraparë. Për të gjitha aktivitetet e realizuara dhe ecurinë e zbatimit të tyre ai do t’i raportojë Zyrës Qendrore të KKRMV përmes raporteve periodike.

< kthehu mbrapa