157 vjet nga Konventa e parë e Gjenevës
Më 22 gusht të vitit 1864, u miratua Konventa e Gjenevës për mbrojtjen e të plagosurve në luftë, e cila vendosi themelet e së drejtës humanitare moderne.
Ky ishte aktiviteti i parë, i vërejtur në të gjithë botën, i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, i themeluar në vitin 1863.
Nga 8 deri më 22 gusht të vitit 1864 u mbajt një mbledhje diplomatike në Gjenevë, Zvicër, me emrin Konferenca ndërkombëtare për neutralizimin e shërbimeve sanitare ushtarake në forcat tokësore.
Diplomatët, të cilët përfaqësonin 12 nga gjithsej 16 vende pjesëmarrëse, më 22 gusht të vitit 1864 nënshkruan Konventën e parë të Gjenevës. Këtë e bënë përfaqësuesit e Francës, Zvicrës, Belgjikës, Badenit, Danimarkës, Hesenit, Italisë, Spanjës, Portugalisë, Prusisë dhe Vyrtembergut.
Me të u arrit marrëveshja për hartimin e rregullave me shkrim që mbrojnë viktimat nga konfliktet, detyrimin për të ofruar ndihmë pa diskriminuar pjesëtarët e plagosur dhe të sëmurë të forcave të armatosura, si dhe respektimin e personelit mjekësor, automjeteve dhe pajisjeve sipas Ligjit të Kryqit të Kuq.
Më meritor për themelimin e Kryqit të Kuq ndërkombëtarë është humanisti zviceran Anri Dynan, i cili në miratimin e Konventës u ndihmua veçanërisht nga Gijom Anri Difur.