17-marsi – Dita e krijimit të Kryqit të kuq të RM-së dhe Dita e dhurimit të gjakut në RM
Në prag të 17 marsit – Ditës së krijimit të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe Ditës së dhurimit të gjakut në Republikën e Maqedonisë, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë këtë vit më 15 mars shënoi këtë ditë në mënyrë aktive dhe solemne.
Pjesa e punës filloi me mbajtjen e mbledhjes së katërt të Kuvendit të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë për periudhën e mandatit 2017-2021. Në pajtim me dispozitat e Statutit, në këtë mbledhje u konfirmua Raporti vjetor i punës dhe Raporti vjetor financiar për vitin 2018. Para pjesëmarrësve, fjalën e tyre për këto dokumente e paraqiti Dr. Sait Saiti, Sekretar i përgjithshëm i Kryqit të kuq të RM-së.
Në ngjarjen solemne të mbajtur në Teatrin Popullor “Jordan Haxhi Konstantinov-Xhinot”, fjalim rasti pati Dr. Romel Velev, Kryetar i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, i cili iu referua rolit, detyrave dhe qëllimeve të Organizatës. 17 marsi është një ditë e rëndësishme për dhurimin e gjakut dhe mbështetja vjen nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit dhe institucionet e tjera. Ngjarja solemne u pasurua me praninë e Dr. Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë, Dr. Sadulla Useini, Drejtor i Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit, Kryetari i Komunës së Velesit z. Ace Kocevski, Kryetari i Komunës së Gradskos z. Robert Beshovski, të cilët në fjalën e tyre theksuan bashkëpunimin me Kryqin e kuq dhe humanizmin e dhuruesve të gjakut.
Me vendimin e Këshillit Drejtues të Kryqit të kuq të RM-së me mjete financiare u shpërblyen tri degët më të suksesshme të Kryqit të kuq – Veles , Qendër dhe Vinicë, dhe gjithsej 17 organizata komunale që tejkaluan planin për dhurimin e gjakut për vitin 2018 (Manastiri, Karposhi, Dellçeva, Çairi, Vallandova, Krusheva, Negotina, Kriva Pallanka, Struga, Kavadari, Probishtipi, Gazi Baba, Sveti Nikole) morën mirënjohje-pllaka, në përputhje me Programin për organizimin dhe avancimin e dhurimit të gjakut në Republikën e Maqedonisë, i cili miratohet çdo vit nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Duke uruar këtë festë, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë iu shpreh mirënjohje dhe falënderim dhuruesve të tanishëm dhe të ardhshëm të gjakut që shpëtojnë jetë me aktin e dhurimit të gjakut, si dhe të gjithë vullnetarëve dhe anëtarëve të kësaj organizate humanitare më masive. Le të jetë e uruar kjo ditë.