19 Gusht, 2020

18 gusht, Dita e Armatës

Në emër të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më lejoni të uroj të gjithë anëtarët e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me 18 gusht, Ditën e Armatës

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut shërben pa lodhje dhe kujdeset për qytetarët e vendit tonë, duke siguruar mbrojtje të përditshme dhe siguri. Përpjekjet e anëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, një anëtar i barabartë i NATO-s për mbrojtjen e demokracisë dhe sigurisë, japin një kontribut të veçantë për mirëqenien dhe përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shoqërisë sonë.

Në momentet kur vendi po përballet me situata krizash dhe emergjencash siç është tani pandemia me Covid-19, anëtarët e Armatës kanë arsyetuar besimin dhe janë gjithnjë me detyrën, duke kryer profesionalisht dhe me përgjegjësi të gjitha detyrat për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve tanë.

Dy institucionet tona kanë bashkëpunuar ngushtë shumë herë dhe kanë punuar së bashku për të kapërcyer pasojat e sfidave të ndryshme që lidhen me ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes për grupet e synuara të prekura në vend. Ne sinqerisht shpresojmë se bashkëpunimi ynë i frytshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen në interes të mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gëzuar festën, Ditën e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, 18 gushti!

< kthehu mbrapa