8 maji, Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe
Me rastin e 8 majit, Ditës Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe 08-15 Majit Javës së Kryqit të Kuq të RMV-së, Kryqi i Kuq i RMV organizon një ngjarje publike përmes së cilës theksojmë përkushtimin humanitar të individëve në komunitet, të cilët shpesh janë të parët që shtrijnë dorën dhe përkrah ata që kanë nevojë për ndihmë.
Kryqi i Kuq i RMV-së përmes Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit dhe OKKK-së 5 në territorin e qytetit të Shkupit, në bashkëpunim me Lukoil, Posta e Maqedonisë, SPB Shkup do të zhvillojnë një aktivitet që do të promovojë vulën e re postare dhe një ushtrim në terren – tregues i ndihmës së parë nga pjesëmarrësit/vozitësit në komunikacion.