Aksion humanitar për të ndihmuar popullatën e mjeruar
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga 15 deri më 21 prill 2024, shënon tradicionalisht “Javën e Solidaritetit”, nën moton: “Kontributi juaj – ndihmë e rëndësishme”. Gjatë javës organizohet Aksioni për sigurimin e ndihmës në ushqim, veshmbathje, këpucë, produkte higjienike, të cilat mund t’u dorëzohen organizatave komunale të Kryqit të Kuq. Qëllimi i aksionit është ndërgjegjësimi i popullatës për mbështetjen e nevojshme reciproke, si dhe ofrimi i ndihmës adekuate për kategoritë më të cenueshme të popullsisë.
Në aksion mund të dhurojnë para edhe qytetarët dhe personat juridikë:
- Me thirrje në numrin e telefonit 143 400 nga opratorët celular Telekomi i Maqedonisë dhe A1 Maqedoni – donacion prej 100 denarë.
- Duke paguar mjete financiare në Fondin e solidaritetit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut: 300000001327966 SHA Banka Komerciale, NT 4030984271620
Fondet do të caktohen për ofrimin e ndihmës ushqimore dhe do t’u shpërndahen familjeve në rrezik social.
Me donacionin tuaj – ju mundësoni të ndihmoni sa më shumë familje që kanë nevojë për atë ndihmë.