VEPRIMTARIA SHËRBIMI PËR KËRKIM

Bazat juridike të organizatës dhe veprimi i Shërbimit për kërkim
Viktima të luftërave nuk janë vetëm të lënduarit, të sëmurët, të uriturit, persona që kanë mbetur pa shtëpi por edhe robërit e luftës, të internuarit, të zhdukurit, familjet e ndara, të ikurit dhe të dëbuarit. Mungesa e informacioneve për fatin e tyre përballohet shumë rëndë.

E Drejta Ndërkombëtare Humanitare e parasheh të drejtën e familjeve për të qenë të informuar për fatin e më te afërmve të tyre. Konventat e Gjenevës të 12 gushtit të vitit 1949 dhe Protokollet plotësuese të 10 qershorit 1977 kanë përcaktuar obligimet e vendeve nënshkruese të formojnë Byro për informim – Shërbim për kërkim.

Funksioni dhe obligimet e Shërbimit për kërkim në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë
Shërbimi për kërkim është shërbim i posaçëm në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë, funksioni i të cilit është të kryejë punët rreth informimit për viktimat e konflikteve të armatosura dhe fatkeqësive elementare me qëllim që personat e mbrojtur me Konventat e Gjenevës dhe Protokollet plotësuese të mund të realizojnë të drejtat e tyre të parapara me këto rregullore kështu që personat të cilët si rezultat i luftës ose ndodhive tjera janë ndarë, mund të zbatojnë kontakt sa me shpejtë.
Për këtë qëllim Shërbimi për kërkim:
  • Mbledh dhe pranon të dhëna dhe dokumente për personat për të cilët është kompetent, i evidenton, klasifikon dhe i trajton te dhënat;
  • Pranon lutje për kërkesa ose jep informacione dhe ndërmerr veprime nëse vet ai nuk disponon me të dhënat e kërkuara;
  • E informon kërkuesin për lutjen e parashtruar për kërkesë;
  • Pranon dhe evidenton kërkesa për dëshmi për kohën e kaluar në robëri ose internim;
  • Ndërmjetëson për këmbimin e porosive familjare;
  • Ndërmjetëson ose organizon bashkimin e anëtarëve të një familje të ndarë.
Parimet e punës së Shërbimit për kërkim
Shërbimi për kërkim është i obliguar të pranojë të gjitha kërkesat që janë në kompetenca të tij në formularë të caktuar adekuat dhe të njëjtit t’i evidentojë si dhe të fillojë kërkimin.
Nëse kërkesa nuk është në kompetenca të Shërbimit për kërkim e njëjta dërgohet në institucionet tjera kompetente. Nëse kërkesa e pranuar nuk i ka të dhënat e nevojshme që kërkohen në formularë, e njëjta kthehet tek kërkuesi për plotësim.
Lutjet për kërkim ose përgjigjet e kërkesave bëhen në formularë adekuat për atë qëllim si edhe porositë familjare dhe këmbimi i tyre që bëhen në formular special të përgatitur për këtë qëllim.
Të gjitha të dhënat e dërguara në Shërbimin për kërkim shfrytëzohen ekskluzivisht për zgjidhjen e kërkesës. Ato trajtohen si të dhëna rreptësisht të besueshme dhe i komunikohen personit tjetër vetëm nëse kërkuesi ose personi i kërkuar pajtohen me këtë.
Shërbimet e Shërbimit për kërkim janë falas.

KATEGORIA E PERSONAVE TË CILËVE SHËRBIMI PËR KËRKIM IU JEP SHËRBIMET E VETA
Служба за барања

Gjatë kohës së luftës në vend ose lidhur me ndonjë konflikt të armatosur në ndonjë shtet tjetër për:

  • Robërit e luftës
  • Të internuarit civil
  • Persona të arrestuar më gjatë se dy javë
  • Persona dhe fëmijë të zhdukur
  • Fëmijë deri 14 vjet të evakuuar në një shtet tjetër ose të ndarë prej prindërve
  • Të plagosur, të sëmurë ose pjesëtarë të vdekur të forcave të armatosura
  • Këmbimi i porosive familjare
  • Bashkimi i familjeve të ndara
Në kushte paqe ose gjatë katastrofave elementare:
  • Viktima te fatkeqësive elementare ose të tjera
  • Persona të evakuuar, të ikur ose kategori të ngjashme të cilat në numër më të madh i kanë lëshuar shtëpitë e tyre dhe janë vendosur në një vend tjetër
  • Persona të cilët janë të punësuar përkohësisht jashtë shtetit ndërsa kanë humbur kontaktin me familjet e tyre
  • Të shpërngulur për arsye të ndryshme
  • Të gjithë personat tjerë që kanë nevojë të kërkojnë ndihmë në Shërbimin për kërkim
ORGANIZIMI I SHËRBIMIT PËR KËRKIM
Служба за барања

Organizimi i brendshëm i Shërbimit për kërkim në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë përbëhet prej një rrjeti organizativ i cili vepron në të gjitha nivelet e organizimit.
Shërbimin për kërkim të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë e përbëjnë 34 organizata komunale dhe një organizatë e Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit.

PARIMET E PUNËS NË SHËRBIMIN PËR KËRKIM
  • Interesi i individëve
  • Interesi publik
  • Racionaliteti dhe efikasiteti
  • Preciziteti
  • Përgjegjësia

Obligimet e Shërbimit për kërkim do të thotë janë obligim i shtetit. Organizimin e Shërbimit për kerkim, Qeveria e Republikës së Maqedonisë ia ka besuar Kryqit të Kuq.
Kërkimi i të pësuarve dhe të zhdukurve, grumbullimi i informacioneve për këta dhe ndihma gjatë bashkimit të familjeve të ndara është aktivitet thelbësor humanitar i Shërbimit për kërkim.

< kthehu mbrapa