Stacioni për shpëtim Vodno

Stacioni i shpëtimit në Vodno, në pronësi të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, i pari dhe i vetmi në Maqedoni, funksionon prej tre vitesh. Vite që do të thotë shumë për sigurinë e vizitorëve të shumtë në malin Vodno. Në veçanti, me ndërtimin e Kryqit të Mijëvjeçarit dhe asfaltimin e rrugës deri në majën e malit është rritur ndjeshëm numri i piknikëve dhe turistëve, si dhe është rritur rreziku i lëndimeve të ndryshme dhe nevoja për kujdesin ndaj tyre.

Megjithatë, vullnetarët e Kryqit të Kuq të Shkupit, më saktësisht ekipi i shpëtimit malor, të cilët janë trajnuar për ndihmë profesionale, të shpejtë dhe efikase në periudhën e kaluar ishin garanci për sigurinë e vizitorëve në malin Vodno. Ata kanë kryer detyrën në Stacionin e Shpëtimit gjatë fundjavave dhe festave dhe rezultatet janë të dukshme. Gjatë vitit 2007 janë bërë rreth 150 ndërhyrje. Të lënduarve lehtë iu është dhënë ndihma e parë në vend, ndërsa të lënduarit më rëndë pas dhënies së ndihmës së parë me automjet të Kryqit të Kuq janë transportuar në institucionin më të afërt shëndetësor.

Krahas ndërhyrjeve të ndihmës së parë, alpinistët kujdestarë i ndihmuan personave të cilët kishin dalur për piknik për orientimin e tyre, organizuan kërkimin e personave të zhdukur, edukuan vizitorët me ushtrime vizuale, shënuan shtigjet e kështu me radhë.

Për informim më të mirë të qytetarëve, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit ka bërë fletushka me përmbajtje informative për punën e Stacionit të Shpëtimit dhe telefon kontaktues.

 

Telefoni për kontakt: 072/269-876

Orari i punës gjatë fundjavave dhe festave shtetërore pre 10:00 deri në ora 17:00.

< kthehu mbrapa