Fillimi i trajnimeve për zanate
Në kuadër të projektit “Ndërmerr aksion për konkurrencë më të mirë në tregun e punës”, sipas planit të veprimit për muajin nëntor, filluan trajnimet për mësimin e zanateve.
Fillimi i trajnimeve shënoi edhe fillimin e një faze të re në këtë projekt, i cili për përdoruesit do të thotë një hap më pranë arritjes së qëllimit të tyre – marrja e certifikatës së zejes dhe gjithashtu e mundësisë për ndryshim afatgjatë të gjendjes së tanishme, veçanërisht në tregun e punës. Në fillim të këtij procesi iu dha rëndësi vendosjes së komunikimit të mirë midis zanatçinjve, ekipit të punonjësve socialë, psikologut dhe përdoruesve, si dhe ndërtimit të marrëdhënieve të ndërsjella profesionale.
Paralelisht me këto trajnime janë duke u drejtuar edhe punëtoritë për rritjen dhe zhvillimin personal, që njëkohësisht kontribuojnë për të forcuar kapacitetet e tyre dhe për të ndërtuar një person profesional. Gjatë të gjitha aktiviteteve aktuale, ekipi i punonjësve socialë dhe psikologu, vazhdimisht janë në komunikim me përdoruesit duke ndjekur nevojat e tyre dhe duke vepruar përmes ofrimit të mbështetjes psiko-sociale.
Pas përfundimit të trajnimeve, 38 përdorues do të marrin certifikata të njohura nga shteti për 15 zanate, si: floktar, mjeshtër kozmetike për mirëmbajtje të fytyrës dhe trupit, mjeshtër makijazhi dhe manikyri, ëmbëltor, mjeshtër pice, bukëpjekës, dekorues i ngjarjeve dhe rregullues i enterierëve, fotograf, qëndisje dhe thurje dore, rrobaqepësi, argjendar, bravandreqës, çelësabërës dhe zdrukthëtar.
Ky projekt është realizuar nga Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në partneritet me Odën e zejtarëve të qytetit të Shkupit dhe është financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Programit Operativ të Zhvillimit të Resurseve Njerëzore 2007-2013 (komponenti 4 i IPA-s).