28 Mars, 2016

HAPJA E QENDRËS SË RE DITORE PËR PERSONA TË MOSHUAR TË KRYQIT TË KUQ TË QYTETIT TË SHKUPIT NË KOMUNËN SARAJ

Më 28.03.2016 (e hënë) me fillim prej ora 11:00, në hapësirat e shkollës fillore “Dituria” u hap Qendra e re ditore për persona të moshuar të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit në komunën Saraj. Kjo ngjarje është organizuar në kuadër të programit “Qendra ditore për persona të moshuar dhe qendra për dhënien e ndihmës në kushte shtëpiake”

Në këtë ngjarje do të nënshkruhet marrëveshje për bashkëpunim mes Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit, Shoqatës së pensionistëve nga Saraji dhe shkolla fillore “Dituria”. Realizimin i këtij aktiviteti është përkrahur nga ana e Fondacionit Dauti dhe kompania EVN Maqedoni.

Në këtë ngjarje fjalim do të mbajë Sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë z. Sait Saiti, drejtori i kompanisë Dauti z. Xhemail Dauti, kryetari i komunës Saraj z. Bekim Murati, perfaquesi i EVN z. Igor Gilevski dhe kryetari i Shoqatës së pensionistëve të Republikës së Maqedonisë z. Argirovski.

Me këtë aktivitet servisi social “Qendra ditore për persona të moshuar – qendra për dhënien e ndihmës në kushte shtëpiake” zgjerohet me funksionimin e qendrës së tretë ditore me radhë për persona aktiv të moshuar dhe gjithsej 150 të moshuar të cilët u vizituan në kushte shtëpiake në gjithsej 8 komuna nga ana e 12 vullnetarëve dhe 5 motrave medicinale të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit.

saraj2

< kthehu mbrapa